Kosova
Kurti takon ministrin e Jashtëm finlandez
Ministri finlandez Haavisto tregoi qëndrimin pozitiv të Finlandës për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka njoftuar se ka pritur në takim delegacionin shtetëror nga Finlanda, të udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtme i Finlandës, Pekka Haavisto.
Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua rreth dialogut me Serbinë, kundërshtimit që Lëvizja Vetëvendosje ia bëri ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit territorial dhe ndikimit rus në rajon.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti theksoi se para së gjithash, duhet të ketë dialog demokratik nga poshtë-lart, me të gjitha pakicat, për temat sociale dhe ekonomike, nëpërmjet të cilave do të realizohet integrimi i tyre në shoqërinë dhe ekonominë e vendit, përveçse në institucione.
“Përtej kësaj, për çfarëdo dialogu, duhet t’i respektojmë tri parime: 1. Nuk do të ketë marrëveshje pa dialog, 2. Dialogu të orientohet rreth të drejtave të qytetarëve e jo mbi shkëmbimin territorial, dhe 3. Jo dialog me harta, jo presidentet e dy shteteve, por ekspertët”, tha Kurti.
Gjithashtu, ai potencoi se Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë do të mbrojë sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës dhe asnjëherë nuk do të lejojë që disa individë të vendosin për fatin e një populli.
Ministri finlandez Haavisto tregoi qëndrimin pozitiv të Finlandës për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e madhe të diasporës shqiptare në Finlandë, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosjes vlerësoi mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme, veçanërisht në mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Danone tërheq nga tregu disa seri qumështi për foshnje edhe në Zvicër Rastet e tërheqjes së produkteve ushqimore për foshnje për shkak të dyshimit për praninë e toksinave... -
Makinat e reja elektrike zvicerane rifitojnë terrenin, por nuk arrijnë objektivat -
Ja pse ende nuk ka rregulla për kohën e punës për punonjësit shtëpiakë -
Pritet që UBS të shkurtojë vende pune në gjysmën e dytë të vitit -
Këshilli Qeveritar i Cyrihut nuk dëshiron abonime prej 365 frangash













