Kosova
Kurti thotë se drafti i BE-së qartazi nuk është Zajednicë
Kurti: Draft-statuti për Asociacionin ndërpret trashëgiminë e mosnjohjes së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se drafti i BE është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Në raportimin e tij në Kuvend, ai ka thënë se ai nuk është Zajednicë, përcjell albinfo.ch.
Kurti ka bërë me dije se mendimin juridik për këtë draft do ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
“Megjithatë, si udhëheqës i qeverisë dhe politikan dua të them një këndvështrim politik për draftin. E para, drafti në vlerësimin im politik e ndërpret trashëgiminë mosnjohes të Kosovës që ishte cimetuar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Pra, në gjykimin tim politik drafti ka një qartësi se ai përket njohës se Replikës së Kosovës si një shet i pavarur”, ka thënë ai, duke shtuar se ai ndryshon nga Zajednica.
“Kjo qartazi nuk është Zajendicë, ashtu siç e parashishin marrëveshjet 2013 dhe 2015. Sepse asisoj do të ishte edhe e padiskutueshme. E dyta, drafti në vlerësimin tim politik e bënë të qartë se mekanizimi që do të themelohet ka karakter koordinues dhe bashkëpunes. Pra, nuk do t’i paragjykoj e as të ndërhyj në kompetenca e ushtrimit publik të komunave dhe organeve qendrore”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se kjo është një qasje e re e dialogut të Brukselit.
“Ky plan përfshinte edhe një propozim për një daft-statut për zbatimin e nenit 7 në lidhje me neni 10 të marrëveshjes. Ne e kemi përshëndetur dhe vlerësuar qasjen e re dhe planin e ofruar për ecjen përpara. Leximi ynë është që draft-propozimi për zbatimin e nënti 7 është i sjell nga pesë emisarët euro-amerikanë duke u shkruar me kujdes për germat e Kushtetutës do të thosha më shumë se sa për frymën e tij. Draft-propozimi parasheh që duhet të shikohet nga Gjykata Kushtetuese menjëherë pas pranimit të tij”, ka thënë Kurti.
Më tej, ai ka thënë se ai ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë dokumentin në Bruksel.
Por, sipas tij, atë e ka refuzuar presidenti serb.
“Para krerëve evropianë ne ofruam të nënshkruajmë marrëveshjen bazë të 27 shkurtit me gjithë aneksin zbatues të Ohrit të 18 marsit dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes në lidhje me nenin 10, pra për idenë e vetëmenaxhimit. Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim e për rrjedhojë zbatim, por pranimi do të thotë nënshkrim e vetëm nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim”, ka thënë Kurti.
Ai përsëri nuk ka dhënë shumë detaje për përmbajtjen e dokumenti të BE-së.
Kurti ka thënë se kjo është kërkesë e emisarëve perëndimorë.
“Me aq sa mundëm në vijim do të flas për këtë draft-propozim, por njëkohësisht pa detaje, meqë është obligim ndaj emisarëve të BE-së dhe SHBA-së, të cilët kanë kërkuar që ne ta respektojmë këtë kërkesë të tyre. Besoj që në vazhdim ata duhet e do ta publikojnë për të ofruar më shumë transprancë. Për ne, drafti mund të publikohet qysh sot”, është shprehur ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













