Kosova
Kurti tregon pse nuk mori pjesë në Samitin e Tiranës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar se përgatitjet dhe dakordimi për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar dhe për këtë arsye e kisha të pamundur të merrja pjesë në takimin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë (BP6), në Tiranë.
Megjithëkëtë, ai ka shtuar se në konferencën djeshme në Tiranë me titull “Plani i Rritjes dhe Konvergjenca”, ishte pjesëmarrës virtualisht përmes një videomesazhi, ku theksoi mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj.
Kurti ka shkruar në Facebook se në këtë paraqitje po ashtu ka folur edhe për bashkëpunimin dhe integrimin rajonal përmes Procesit të Berlinit, bazuar në rregullat dhe vlerat e BE-së; përkrahjen dhe përkushtimin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian që mundëson lidhjen graduale me Tregun Unik të BE-së; përkushtimin në reforma dhe pritjet për samitin e radhës të Procesit të Berlinit dhe Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR).
Përndryshe, sipas një njoftimi të Qeverisë, Kurti ka udhëtuar nga Mbretëria e Bashkuar për në Dublin të Irlandës.
Në kryeqytetin e Irlandës, kryeministri Kurti do të pritet dhe takohet me Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.
Gjatë qëndrimit atje, kryeministri Kurti po ashtu do të zhvillojë edhe disa takime të tjera zyrtare dhe do të mbajë takimin e tij të parë me mërgatën e Kosovës në Irlandë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










