Kosova
Kurti tregon se çfarë bisedoi me Jovanoviqin
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar me politikanin serb, Çedomir Jovanoviq.
Sipas Kurtit, takimi me kryetarin e Partisë Demokratike Liberale në Serbi është zhvilluar në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Kurti tregoi se çfarë ka biseduar me të. “Diskutuam për raportet midis Kosovës e Serbisë, zhvillimet politike dhe gjendjet socio-ekonomike në vendet tona, situatën në rajon dhe sfidat e integrimit evropian. Biseduam edhe për të kaluarën, për lëvizjet studentore, luftërat në ish Jugosllavi dhe plagët e hapura në Ballkan. Çedomir Jovanoviq ka luajtur rol vendimtar në dërgimin e Milosheviqit në Hagë, si dhe në arrestimin fillestar të Jovica Stanishiqit dhe Frenki Simatoviqit”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.
Çedomir Jovanoviq është ndër politikanët e rrallë në Beograd i cili haptazi e thotë se Kosova është e pavarur dhe se shteti serb duhet ta pranojë këtë fakt.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










