Kosova
Kurti vazhdon polemikat me opozitën: Vuçiqi ju do fort juve, por ju s’jeni më
Gjatë seancës, e cila po mbahet në Kuvendin e Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk po e do Asociacionin e draftit të emisarëve të BE-së dhe SHBA-së, përcjell albinfo.ch.
Gjatë polemikave me opozitën, Kurti tha se Vuçiqi po e do vetëm marrëveshjen e viteve 2013 dhe 2015.
“Ai po thotë asgjë tjetër nuk pranoj, vetëm 2013 dhe 2015. Ai po iu lyp juve, pra s’po e do draft-statutin e emisarëve, ai po e do marrëveshjen me ju. Po thotë “ku janë ata, ata po i dua unë”. Ju do fort juve ai, por s’jeni ju më”.
“Tash jeni në opozitë, qeveria është tjetër fare, a juve po iu do. Aq shumë po iu do juve, saqë veç 2013 dhe 2015 thotë, asnjë tekst tjetër. Ky është realiteti i këtij konteksti politik”, tha Kurti.
Kurti iu përgjigj opozitës edhe për kërkesën për qasje në draft-statutin e propozuar nga emisarët, duke thënë se “qasje në dokument për ‘Zajednicën’ nuk mund të ketë pasi s’ka dokument për të”.
“Është e vërtetë që një ditë para se të nënshkruhej nga ish-kryeministri Mustafa, është një letër e Moghernit, dërguar ish-kryeministrit, ku thotë që s’do të ketë kompetenca ekzekutive. Ta marrësh atë letër, e megjithatë ta nënshkruash të nesërmen këtë, kjo e bën situatën e rëndë”.
“Jemi sot në një kontekst politik, ku vetë emisarët evropianë dhe amerikanë e kanë hequr atë “Zajednicën” e 26 gushtit të vitit 2015 dhe unë e kam forcuar letrën e Mogherinit, e cila ishte mbajtur e shtypur dhe është forcuar nënshkrimi i 26 gushtit të vitit 2015. Me punën tonë të suksesshme politike dhe diplomatike, jemi kthyer në natën mes 24 dhe 25 gushtit të vitit 2015. Tjerat s’ia vlejnë”, tha Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet














