Kosova
Kurti: Vonesat dhe pengesat nuk do ta ndalin fitoren e VV-së
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar gjatë kësaj të diele në qytetin e Prizrenit. Nga aty fituesi i zgjedhjeve ka folur për formimin e qeverisë së re.
Kurti ka thënë se posa që të certifkohen rezultatet e zgjedhjeve janë të gatshëm për të votuar kryetarin e ri të Kuvendit, kryeministrin dhe presidenten e re.
“Në momentin kur të certifikohen rezultatet, ne jemi gati menjëherë që ta votojmë kryetarin e ri të Kuvendin, kryeministrin e ri dhe presidenten e re’’, tha Kurti për RTV Besa.
Tutje ai ka thënë se po e përcjell me vëmendje procesin e numërimit të votave dhe se ka parë tendenca nga KQZ për ta zvogëluar fitoren e VV në zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell albinfo.ch.
“Ne po e përcjellim me vëmendje dhe qartazi ka tendenca që fitorja jonë plebishitare që sado pak të zvogëlohet. Edhe vonesa edhe këto padrejtësitë të vogla në dukje teknike, por që s’janë të tilla, nuk mund ta ndalin fitoren e madhe që ka arritur VV në zgjedhjet e fundit’’, tha ai.
E-Diaspora
-
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës (SEM), gjatë vitit 2025, 2,106 kosovarë fituan... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë
Jeta në Zvicër
-
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës (SEM), gjatë vitit 2025, 2,106 kosovarë fituan... -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër











