Lajme
Kurz premton: Nga maji do të nisë kthimi i jetës normale
Në qershor, të gjitha grupmoshat e tjera duhet të kenë mundësinë të vaksinohen dhe në këtë mënyrë gjatë muajve të verës t`i kthehemi jetës sonë normale, thotë Kurz
Në një mesazh me video për festën e Pashkëve, kancelari austriak Sebastian Kurz ka premtuar se nga muaji maj do të nisë kthimi i jetës normale në Austri. Ai ka thënë se do të ketë zhbllokim hap pas hapi për sportin, kulturën, gastronominë dhe turizmin, shkruan albinfo.at
Po ashtu një premtim tjetër i Kurzit ishte se brenda 100 ditëve të ardhshme të gjithë ata që duan të vaksinohen, do të kenë mundësinë për ta marr të paktën vaksinën e parë.
“Ne duam që deri në verë t`i kthehemi jetës normale”, ka premtuar ai, raporton kurier.at.
Sipas tij, plani është që në prill të gjithë personat mbi 65 vjeç duhet të vaksinohen. Në maj, të gjithë ata mbi 50 vjeç. Në qershor, të gjitha grupmoshat e tjera duhet të kenë mundësinë të vaksinohen dhe në këtë mënyrë gjatë muajve të verës t`i kthehemi jetës sonë normale, thotë Kurz.
Në Vjenë, Austrinë e Ulët dhe Burgenland, situata në spitale është shumë e tensionuar, prandaj atje nevojiten masa drastike. Të tri vendet janë në bllokim deri më 11 prill. Në pjesën tjetër të Austrisë, situata është “aktualisht shumë më e mirë”, thotë Kurz. “Kjo është arsyeja pse ne do të përpiqemi të vazhdojmë të përdorim masat ekzistuese.”.
Edhe ministri i Shëndetësisë së Austrisë Rudolf Anschober mendon se nga muaji maj mund të fillohet me hapje graduale. “Prilli po shkon shumë mirë. Është e rëndësishme që një perspektivë të jetë e dukshme. Nëse gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do të kemi rënie të infeksioneve të reja, atëherë shanset janë shumë të mëdha që nga maji të fillojmë me normalitetin e jetës”, ka thënë Anschober.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










