Kosova
Kusari-Lila tregon nëse do ta zëvendësojë Vlora Çitakun si ambasadore në Washington
Mimoza Kusari Lila ka thënë se nuk do të angazhohet në shërbimin diplomatik
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, përmes një sqarimi në llogarinë e saj në Facebook ka mohuar zërat se ajo është nominuar për ta zëvendësuar Vlora Çitakun në pozitën e ambasadores në Washington.
Mimosa Kusari ka thënë se s’ka plane të angazhohet në shërbim diplomatik.
“Për hir të së vërtetës dhe korrektësisë ndaj publikut, unë ju informoj se NUK jam e nominuar për Ambasadore në SHBA dhe nuk planifikoj shërbimin diplomatik në këtë periudhë të angazhimit tim në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar deputetja.
Emri i Kusari-Lilës është përfolur për një post të tillë dje, meqenëse kishte qenë e vetmja deputete nga partia e Kurtit që kishte uruar ambasadoren Çitaku rreth punës që ka bërë në Amerikë.
Njoftimi i plotë i Mimoza Kusarit:
Pas publikimit të mesazhit tim urues për punën e kryer me dinjitet drejtuar Ambasadores së Republikës së Kosovës në SHBA, znj. Vlora Çitaku, u krijua një përshtypje dhe filloi të merret si i mirëqenë fakti, se unë jam e nominuara e radhës për postin e Ambasadores së Kosovës në SHBA.
Për hir të së vërtetës dhe korrektësisë ndaj publikut, unë ju informoj se NUK jam e Nominuar për Ambasadore në SHBA dhe nuk planifikoj shërbimin diplomatik në këtë periudhë të angazhimit tim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Unë vazhdoj të udhëheq subjektin Alternativa, jam deputete në grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe në Kuvend shërbej në dy Komisione Parlamentare në cilësinë e anëtares: Komisionin për Buxhet dhe Transfere dhe Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, ku jap kontributin tim profesional për fushat shumë të rendësishme të jetës së qytetarëve të Kosovës.
Unë ju faleënderoj të gjithëve për mendimet e mira dhe urimet tuaja dhe shpresoj në të ardhmen e afërt t’i meritoj me rast të mirëqenë nga shërbimi për të cilin kam marrë besimin e popullit.
E Juaja,
Mimoza Kusari-Lila
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Organizata bamirëse zvicerane Caritas bën thirrje për luftë të re kundër varfërisë Organizata bamirëse zvicerane Caritas po u bën thirrje politikanëve të bëjnë më shumë për të luftuar... -
Zvicra do të hapë gjashtë qendra të reja kërkimore -
Migros mbyll libraritë fizike -
Kantonet e refuzojnë taksimin individual, duke e konsideruar atë shumë radikal -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para












