Tematike

Kush do të fitojë një pelegrinazh në Mekë?

Emision televiziv në Pakistan që ndiqet nga 30 deri 40 milionë teleshikues

  – Me sa copë të rrobave përbëhet veshja e pelegrinëve që shkojnë  në Mekë? – Dy! – A është kjo fjala juaj e fundit? – Po. – Allahu Akbar! Zoti ju mirëpret, vëlla.

 Loja “Kush dëshiron të jetë një milioner”, me sukses të pamohueshëm global të përjetësuar falë filmit të shquar “Slumdog Millionaire” është adaptuar në një formë të papritur në Pakistan, raporton gazeta “Le Parisien”.  Në vend të pyetjeve të përgjithshme, loja sillet tërësisht rreth Islamit dhe Kur’anit. Në rast të fitores, kandidati do të marrë një banesë dhe to të fitojë një pelegrinazh në Mekë për dy njerëz si dhe 2,8 milionë rupi (23.000 €), tregon e përditshmja “Le Figaro”, e cila kishte përmendur ekzistencën e këtij programi javën e kaluar.

Emision quhet “Elif, Lam Meem”, tri shkronjat e alfabetit arab, të cilat  prezantojnë Kur’anin.  

Transmetuar çdo natë në 19:30 në kanalin vendës, Geo TV, ky emision ndiqet nga 30 deri 40 milionë teleshikues, ndryshe nga një e pesta e pakistanezëve. Suksesi i këtij emisioni dëshmon për popullaritetin e fesë në këtë vend, vështron “Le Figaro”.

alif laam meem 1 AUG 11 P3 par Qasrab