Futboll

Kush është favoriti për ta fituar Botërorin 2026?

Spanja, Anglia, Franca, Brazili dhe Argjentina priten si pretendentë kryesorë, ndërsa Norvegjia, Maroku dhe Holanda mund të bëjnë surprizën.

Botërori 2026 i Futbollit po afrohet dhe tashmë janë publikuar parashikimet e para për skuadrat favorite që mund të fitojnë Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, përcjell albinfo.ch.

Sipas analizave dhe kuotave të fundit, Spanja konsiderohet favoritja kryesore për të fituar titullin, pas suksesit në Euro 2024 dhe formimit të një skuadre të re me shumë talente.

Pas saj renditen Anglia dhe Franca, të cilat kanë ekipe shumë të forta dhe përvojë në turne ndërkombëtare, ndërsa Brazili dhe Argjentina mbeten gjithmonë pretendentë për shkak të historisë dhe cilësisë së lojtarëve.

Skuadra surprizë që mund të shkojë larg përmenden Norvegjia, Maroku dhe Holanda.

Ky Botëror do të jetë më i madhi në histori, me 48 skuadra të kualifikuara, dhe do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Parashikimet e hershme tregojnë se garat do të jenë më intensive se kurrë, me shumë surpriza të mundshme./Albinfo.ch