Bota
Kush ishte Kobe Bryant, idhulli i miliona tifozëve në mbarë botën
Aksidenti ajror i 26 janarit bëri që bota të humbasë një prej emrave më të mëdhenj të basketbollit e sportit në botë, Kobe Bryant
I njohur me pseudonimin ‘Black Mamba’ për aftësinë e tij për të zgjidhur gjithnjë situatat e vështira, Kobe Bryant ishte një prej 5 shënuesve më të mirë në historinë e kampionatit më spektakular në botë NBA, madje deri para dy ditësh ishte në vendin e tretë në këtë klasifikim me 33643 pikë, por u kalua nga një tjetër yll i LA Lakers, Lebron James.
I lindur në 23 gusht të 1978, Kobe Bryant e shfaqi talentin që në moshën e adoleshencës teksa kaloi direkt në kampionatin e NBA pa luajtur atë të kolegjeve. Ai u zgjodh nga Charlotte në Draftin e vitit 1996 dhe ishte zgjedhja e 13 dhe Bryant ishte vetëm 18 vjeç.
Por Charlotte e transferoi bryantin e ri te skuadrta e Los Angeles Lakers, ku ky yll i basketbollit krijoi edhe legjendën e tij duke u shndërruar në një burim frymëzimi për të gjithë brezat e rinj, transmeton TCH.
Me skuadrën e Lakers, Kobe Bryant arriti të fitojë 5 tituj kampionë të NBA dhe këtu përfshihen edhe ato të periudhës 2000-2002 ku luajti përkrah një tjetër emri të madh të basketbollit amerikan si Shaquille O’Neal edhe pse raportet me të nuk ishin shumë të mira, përcjell albinfo.ch.
Pas largimit të O’Neal te Miami më 2004, Bryant ishte ylli i padiskutueshëm i LA Lakers dhe ai nuk i tradhtoi pritshmëritë e tifozëve të skuadrës kaliforniane teksa shënoi pa fund, në 2006 ai vendosi edhe rekordin e tij personal në karrierë me 81 pikë personale të shënuar në ndeshjen me Toronton, duke u bërë i dyti me më shumë pikë të shënuara brenda një ndeshjeje pas Wilt Chamberlain me 100 pikë.
Pas humbjes së titullit të NBA në vitin 2008, Los Angeles Lakers u kthye te triumfi në kampionat në vitet 2009 dhe 2010 duke fituar në të dy rastet çmimin si Lojtari më i Mirë i Finaleve.
Ai vijoi të luajë në nivele të larta edhe më pas pavarësisht problemeve fizike ndaj të cilave u dorëzua në sezonin 2015/2016 kur deklaroi tërheqjen e tij nëpërmjet një letre të publikuar në Players Trioobunë duke prekur zemrat e të gjithë fansave të basketbollit në botë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër















