E-Diaspora
Kush janë kuzhinierët më të njohur shqiptarë në Itali?
Një numër i madh i emigrantëve shqiptarë jetojnë në Itali. Ata punojnë punë të ndryshme për të mbajtur familjen, por shumë kuzhinierë tashmë janë shumë të njohur dhe të kërkuar në Itali.
“Gamberorosso.it” ka bërë një shkrim të gjatë me kuzhinierët shqiptarë që janë shumë të njohur në Itali.
Në artikullin e tyre janë disa kuzhinierë shqiptarë që tashmë po ndërtojnë karrierën në Gadishullin Apenin, shkruan ‘Scan’.
E para në listë është Entiana Osmenzeza. “Shumë si Entiana Osmenzeza, arritën në Itali ende të mitur”, thuhet tutje përcjell albinfo.ch.
Ajo tregon historinë e saj, ku si 16-vjeçare arriti në Itali, derisa tani është kuzhiniere shumë e suksesshme.
Fundim Gjepali kishte shkuar në Itali në vitin 1996, në moshën 14-vjeçare. Ai fillon punë si pjatalarës, por shumë shpejt kalon në kuzhinë.
Një tjetër kuzhinier është Mario Peqini. Ai arriti si 13-vjeçar në Milano, kurse sot është në Tosca, një restorant italian në Zvicër.

Irdi Keci arriti në Itali në moshën 12 vjeçare, sot Iirdi është stacionuar afër Imolas, ku ka hapur restorantin e tij.
Veri Shaqja erdhi në Itali në moshën 17 vjeçare. Trajnimin e fillon në Shqipëri, në shtëpinë e tij me pilaf dhe supë. Për herë të parë ai punon në Piemonte, në një restorant për gatime deti dhe pastaj “zbulon” kuzhinën lokale.
Vetëm 4 vjeç, Bleri Dervishi kalon Adriatikun me prindërit e tij. Dëshira e tij për kuzhinën dhe hotelerinë ka lindur në Itali. Sot ai është shef ekzekutiv i “Relais Monaci i Terre Nere” në Zafferana Etnea.
Sokol Ndreko mbërrin në Itali në moshën 17-vjeçare, duke kaluar nga Greqia për në Itali. Më parë ai punon si një ndërtues. Pastaj shkon në Versilia në një restorant familjar dhe kjo ishte si një shkëndijë për të nisur kuzhinën.
Sokol Aliaj, tani zëvendës shef në Tårnet në Parlamentin danez, arrin në Itali në moshën 10 vjeçare. Ndjek një kurs hotelerie në Chianciano Terme, kaloi dy sezone në Certosa me Paolo Lopriore dhe pastaj në restorante të tjera në Siena.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












