Tematike
Kush ka mbi 100 mijë franga, nuk merr ndihmë plotësuese në pension
Ndërsa te çiftet, pasuria prej 200 mijë frangash përbën “pragun” nga i cili nuk u takojnë ndihmat në fjalë
Personat që jetojnë të vetëm, në rastet kur pasuria e tyre kalon 100 mijë franga, nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga ndihmat plotësuese (kompensuese ose EL) që i jep shteti për personat me pensione të ulëta. Ndërsa te çiftet, pasuria prej 200 mijë frangash përbën “pragun”, nga i cili nuk u takojnë ndihmat në fjalë, shkruan srf.ch. Këtë e ka propozuar sot Konferenca (Komisioni) e përbashkët e thirrur për reformimin e Ndihmës Kompensuese (EL).
Ideja e vendosjes së një pragu të tillë ka bërë që edhe Dhoma Nacionale të përfshihet në këtë debat. Dhoma e Kantoneve e ka luftuar deri në fund idenë në fjalë, transmeton albinfo.ch. Në konferencën e përbashkët, vendimi është marrë me 18 vota për, 6 kundër dhe dy abstenime.
Rezistenca e Dhomës së Kantoneve kishte të bënte me të ashtuquajturën hua të siguruar. Një hua e tillë duhej të ndalonte që njerëzit e moshuar të detyrohen të lëshojnë banesat e tyre private për arsyen se u janë ndërprerë të ardhurat nga ndihma kompensuese (EL). Huaja në fjalë e vendosur si hipotekë mbi pronën duhej të paguhej pas vdekjes. Dhe kjo pikë tash është hequr nga rendi i ditës.
Po ashtu shtëpia ose banesa private në të cilën banon pensionisti nuk numërohet si pasuri që do t`ia pamundësonte atij të merrte ndihmën kompensuese. Me këtë, huaja e siguruar në formë hipoteke do të jetë e panevojshme.
Sa u përket të ashtuquajturave kontribute të lira të pasurisë, Komisioni ka ndjekur qëndrimin e Dhomës së Kantoneve, transmeton albinfo.ch. Dhoma Nacionale ndërkaq kishte dashur që kontributet e përmendura të uleshin në 25.000 franga për personat e vetëm dhe 40.000 franga për çiftet.
Edhe propozimi për shkurtimin e të drejtës për EL është hedhur poshtë, transmeton albinfo.ch. Më parë, Dhoma Nacionale kishte vendosur që personat të cilët e kanë tërhequr si kapital pasurinë nga sigurimi i detyruar profesional dhe e ka shpenzuar atë paraprakisht, të marrë 10% më pak EL.
Në versionin e komisionit, përmes reformës së EL do të kursehen 453 milionë franga, që janë 26 milionë më shumë se në versionin e Dhomës së Kantoneve ose 10 milionë më pak se Dhoma Nacionale.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













