Tematike
Kush ka mbi 100 mijë franga, nuk do të marrë ndihma plotësuese nga shteti
Parlamenti ka bërë të ditur kufirin deri në të cilin mund të pretendohen përfitimet suplementare (EL). Ajo është, pronësia deri në 100 mijë franga. Këtu nuk llogaritet shtëpia ose banesa në të cilën personi është duke jetuar
Dhoma Nacionale dhe ajo e Kantoneve kanë arritur sot pajtimin lidhur me reformën e përfitimeve suplementare (ndihmave plotësuese), shkruan srf.ch.
Siç ndodh zakonisht, të dyja dhomat është dashur që në Konferencën e Unifikimit të bënin kompromise në pika të cakuara. Dhoma Nacionale ka pasur sukses në përcaktimin e saj rreth pragut të pasurisë, pas kalimit të të cilit shuhet e drejta për të kërkuar përfitim suplementar, transmeton albinfo.ch. Kështu, personat që zotërojnë pasuri private prej më shumë se 100 mijë frangash, në të ardhmen nuk do të kenë të drejtë të marrin përfitime të tilla. Ndërsa për çiftet, pragu i pasurisë është 200 mijë franga.
Pasuria në formë të banesës private në të cilën personi është duke banuar, nuk do të llogaritet në pragun e përmendur. Por pronësia mbi banesën i nënshtrohet rregullave të zakonshme për përllogaritjen e Përfitimeve Suplementare (EL) dhe do të llogaritet atje si pronësi, përcjell albinfo.ch. Në rast se trashëgimia e një përfituesi nga EL tejkalon shumën prej 40 mijë frangash, EL megjithatë duhet të kthehet mbrapsht.
Por në lidhje me asetet ende të diskutueshme pasurore për përllogaritjen e EL, ka fituar qëndrimi i Dhomës së Kantoneve. Kështu, mbi bazë të qëndrimit të saj, është vendosur që kjo shumë të ulet në 30 mijë franga për individët dhe 50 mijë franga për çiftet e martuara. Dhoma Nacionale mendonte t`i ulte ato në 25.000 përkatësisht 40.000 franga.
Propozimi i Konferencës Unifikuese ka siguruar 453 milionë franga kursime sa u përket përfitimeve suplemnetare. Pjesa prej 146 milionë frangave do të kursehet përmes llogaritjes së pragut pasuror, ka thënë zëdhënësja e komisionit, Ruth Humbel, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, “masat e kursimit nuk godasin njerëzit, ekzistenca e të cilëve varet nga përfitimet suplementare (EL).
Projektligji është tashmë i gatshëm për votimin përfundimtar. Ende nuk është e qartë nëse do të ketë referendum kundër reformës së EL. Para një viti, ishte ngritur një aleancë e përbërë nga sindikatat, organizatat e personave me nevoja të veçanta, ato të grave dhe organizatat e pensionistëve e cila synonte pengimin e planeve për kursim (reformën e EL).
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41














