Shkurt.ch
Kush nuk e ka mbaruar shërbimin ushtarak në tërësi, duhet të paguajë
Kjo, sipas qeverisë, mundëson përmbushjen më të mirë të detyrimit të përgjithshëm ushtarak dhe do të shërbejë si motivim për t`i absolvuar të gjitha ditët e shërbimit të detyruar ushtarak
Ata persona të cilët për shkak të moshës janë liruar nga shërbimi i detyruar ushtarak por që nuk kanë arritur t`i absolvojnë të gjitha ditët e shërbimit, mund ta kompensojnë këtë me para. Këshilli Federal sot para parlamentit e ka prezantuar një mesazh me përmbajtje të tillë, njofton sda.ch.
Në të kaluarën ka ndodhur që disa mijëra veta të shkarkohen nga shërbimi i detyruar ushtarak pa i përmbushur në tërësi ditët e parashikuara të shërbimit, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2012 ishin mbi 5000 persona ndërsa në vitin 2015, rreth 2500.
Sipas mesazhit, ata që duhet të paguajnë janë pjesëtarët e ushtrisë, të cilët nuk janë vënë në dispozicion për të shërbyer për çdo vit. Sipas Këshillit Federal, mbetet në përgjegjësinë individuale të secilit ushtar, që në një rast të tillë të paraqitet në ndonjërën nga qendrat kompetente. Po kjo vlen edhe për ata që detyrimin ushtarak e kryejnë përmes shërbimit civil, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, duhet të paguajë ai të cilit i mungojnë 15 ditë të shërbimit ushtarak ose 25 ditë të shërbimit civil. Kjo, sipas qeverisë së vendit mundëson përmbushjen më të mirë të detyrimit të përgjithshëm ushtarak dhe do të shërbejë si motivim për t`i absolvuar të gjitha ditët e shërbimit të detyruar ushtarak.
Përmes këtij rregullimi të ri, federata do të përfitonte edhe 6 milionë franga falë pagesave të përmendura. Por, çështja duhet më parë të kalojë përmes parlamentit.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Zvicra nuk i ka arritur objektivat e saj. Por makinat... -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie













