Kosova
Kuvendi i Kosovës nderon Eliot Engelin, vlerësohet kontributi i tij për lirinë dhe shtetndërtimin
Kosovë: Çmohet lart roli dhe kontributi i ish-kongresmenit Engel për Kosovën
Krerët institucionalë dhe përfaqësuesit politikë në Kosovë kanë vlerësuar lartë rolin dhe kontributin e ish-kongresistit amerikan, Eliot Engel, në historinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës të organizuar në nderim të Engel, i cili vdiq më 10 prill, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.
“Në ditët më të vështira të historisë sonë të re, bashkë edhe me shumë kongresistë e senatorë amerikanë, ngriti zërin fuqishëm kundër shkeljes së të drejtave tona, represionit dhe persekutimit nga regjimi serbo-jugosllav”, ka deklaruar Haxhiu, në seancën që nisi me një minutë heshtje.
Ajo ka theksuar se Engel gjatë gjithë karrierës së tij kërkoi vazhdimisht drejtësi për popullin e Kosovës, sidomos në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Edhe kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar lartë figurën e Engel, duke thënë se ai ishte njeriu që i dha zë Kosovës në çdo periudhë, para dhe pas shpalljes së pavarësisë.
“Ai donte atë që ne e duam për vete. Në kohët më të vështira për shqiptarët, Engel u bë zëri që nuk e kishim. Ai u bë kongresisti ynë, i tillë do të mbetet përgjithmonë”, ka thënë Kurti.
Në këtë seancë kanë folur edhe përfaqësues të partive politike, të cilët kanë përkujtuar angazhimin e Engel në Kongresin amerikan për të mbështetur Kosovën gjatë luftës dhe në procesin e shtetndërtimit.
Në emër të Vetëvendosjes, Liza Gashi tha se Engel ishte një mik i madh që kuptoi dhimbjen e Kosovës dhe qëndroi pranë saj në rrugën drejt lirisë.
Nga PDK, Vlora Çitaku u shpreh se Engel krijoi dhe përhapi narrativën e Kosovës në SHBA, duke lënë gjurmë në ndërgjegjen politike amerikane.
Ndërsa deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e cilësoi Engelin si “zërin më të fuqishëm të lirisë së Kosovës”, duke shtuar se për të kjo ishte një çështje morale.
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, propozoi që Kuvendi të themelojë çmimin “Eliot Engel”, i cili do t’u ndahet personaliteteve që kanë dhënë kontribut të veçantë për Kosovën.
Seanca përkujtimore u zhvillua në shenjë nderimi për ish-kongresistin amerikan, i cili konsiderohet një nga mbështetësit më të fuqishëm të Kosovës në Washington./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Humb jetën në aksident trafiku në Gjermani një 30-vjeçar nga Kosova Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova... -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Ftesë për lexim letrar dhe diskutim me autoret Jehona Kicaj dhe Elona Beqiraj -
Argjentinë
Diaspora shqiptare në Argjentinë, tradita që ruhet brez pas brezi -
Spanjë
Melisa Ibrahimi shpallet Ambasadore Artistike e Kosovës në Spanjë
Jeta në Zvicër
-
Shfaqet një ujk në zonën e Cyrihut Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për të njëjtin ujk që mbyti disa dele vjeshtën e kaluar;... -
BE mund ta detyrojë Zvicrën të paguajë miliona për punëtorët ndërkufitarë të papunë -
Bernë
Egzona Veseli diplomon në Master për Drejtësi në Bern -
Zvicër: Kërkesë e lartë për “infermierët forensikë”, Cyrihu e bën shërbimin të përhershëm -
Swiss prezanton tarifë të re pa bagazh dore











