Lajme
Kuvendi kalon Rezolutën për bisedime me Serbinë
Miratimin e kësaj rezolute kanë votuar 68 deputetë, 3 votuan kundër, ndërsa 4 abstenuan. Rezoluta ngjalli debat të ashpër në Kuvend
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash e kanë miratuar rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për normalizimin e raporteve me shtetin fqinj, Serbinë.
Për miratimin e kësaj rezolute, e cila ngjallë reagime në Kuvend, kanë votuar 68 deputetë, tri vota u regjistruan kundër, ndërsa katër ligjvënës abstenuan.Përfaqësues e Qeverisë së Kosovës thanë se normalizimi i raporteve me Serbinë, është njëri nga kushtet themelore për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike.
Rezoluta , ndërkaq i jep të drejt qeverisë së Kosovës që të zhvilloj negociata me Serbinë.
“Me Serbinë nuk do të bisedohet për çështjet e brendshme apo për status special për veriun”, deklaruan ata.
Para se të nisë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, objekti i Legjislativit ka qenë i rrethuar nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës.
Ky veprim i ministrit të Rendit, Bajram Rexhepi ka irrituar kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin, i cili ka kërkuar që menjëherë të hiqen policia, sepse vendi nuk është shtet policor, për demokratik.Krasniqi ka ndërprerë punimet e seancës plenare, deri në kohen kur Policia e Kosovës ka lëshuar objektin e Kuvendit të Kosovës.
Policia me urdhër të ministrit Rexhepi ishte dislokuar në afërsi të Kuvendit nga frika se aktivistët e Vetëvendosjes mund të protestojnë në kohën kur rezoluta e PDK-së pritet të miratohet.Vetëvendosje e konsideron tradhti kombëtare rezolutën PDK-së të mbështetur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt.
Duke shprehur pakënaqësinë kundër kësaj rezolutë e me theks të veçantë kundër bisedimeve politike me Beogradin, dy ligjvënësit e Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe Liburn Aliu, mbajtën lart një pankartë me mbishkrimin “Rezoluta e nënshtrimit ndaj Serbisë”.
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë gra në Zvicër zgjedhin të ngrijnë vezët e tyre Në Zvicër, një numër gjithnjë e më i madh grash të reja po zgjedhin të ngrijnë... -
Gjashtë lajmet që morën më shumë vëmendje për këtë javë -
Mbrojtja ajrore: Nga Franca një ofertë për Zvicrën -
Siguria në Aeroportin e Cyrihut: Policia kantonale dëshiron të identifikojë më mirë autorët e mundshëm -
Mbipopullimi në burgjet zvicerane arrin nivele kritike









