Kosova
Të premten, Kuvendi mban seancë mbi rimëkëmbjen ekonomike
Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Legjislacion nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje për raportin me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin nr. 07/L-016 për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se kanë dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme lidhur me kalimin në lexim të dytë të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.
Seanca është kërkuar të mbahet për ditën e premte, në orën 11:00.
“Në emër të deputetëve nënshkrues dorëzova kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, për të kaluar në lexim të dytë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Seanca do të mbahet ditën e premte, në ora 11:00”, shkroi Gashi në profilin e tij në Facebook.
Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Legjislacion nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje për Raportin me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.
Ndërsa, Komisioni për Integrime Evropiane, që gjithashtu shqyrtoi sot këtë projektligj nga aspekti i përputhshmërisë së tyre me legjislacionin e BE-së, e mbështeti dhe vendosi t’i procedojë tutje sipas Rregullores së Kuvendit.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











