Lajme
Ky është bilanci i viktimave të koronavirusit për sot në Zvicër
Sipas BAG, deri më tani ka 831 të vdekur ndërsa sipas Keystone-SDA numri i viktimave është rritur në 1011 të shtunën
Numri i rasteve të infektimit me Covid 19 në Zvicër është rritur përsëri. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG) deri të shtunën janë 24.900 raste të konfirmuara nga laboratori, ose 592 më shumë sesa një ditë më parë, shkruan srf.ch.
Të kujtojmë: Të premten, BAG kishte raportuar një rritje prej 734 rastesh në krahasim me një ditë më parë.
Të gjitha kantonet dhe Principata e Lihtenshtajnit janë të prekur nga pandemia, transmetlon albinfo.ch. Incidenca është 290 raste për 100,000 banorë, që domethënë një nga më të lartat në Evropë. Ekstrapolimi bazohet në informacione e siguruara nga laboratorët dhe mjekët.
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja e koronavirusit ka tejkaluar që dje (të premten) 1000-shin: ai është rritur në 1011 të shtunën, sipas një analize që agjensia e lajmeve Keystone-SDA u ka bërë të dhënave në dispozicion në faqet e internetit të kantoneve, përcjell albinfo.ch. Kjo agjensi i aktualizon numrat e viktimave dhe të të sëmurëve nga koronavirusi dy herë në ditë: në mesditë dhe në mbrëmje.
Nga ana tjatër, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar numrin prej 831 vdekjesh. Ajo u është referuar raporteve që laboratorët dhe mjekët kanë dorëzuar deri të shtunën në mëngjes, si pjesë e detyrimit për raportim.
Ndërsa Worldmeters.info raporton për 1036 të vdekur dhe 12.100 të shëruar në Zvicër deri më sot.
Sipas BAG, deri m ë tani testimit për koronavirus i janë nënshtruar 190.000 njerëz, 15% nga të cilët kanë rezultuar pozitivë
Bisher seien über 190’000 Personen auf das Coronavirus getestet worden und bei 15 Prozent sei der Test positiv ausgefallen, heisst es im neusten Situationsbericht des BAG.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten












