Kultura
Ky është filmi i parë kosovar në premierën botërore në Toronto
Filmi më i ri kosovar “Zana”, sot do të shfaqet për herë të parë në historinë shqiptare në premierën botërore në Toronto të Kanadasë, shkruan albinfo.ch.
“Zana” është filmi i ri kosovar, i cili do të jetë në premierën botërore në Toronto, për herë të parë në kinomatagrafinë shqiptare.
ZANA është një portret shkatërrues i traumës së pasluftës. Është përhumbëse dhe e qetë, me një ndjenjë të frikës së përgjumur në çdo cep, personazhin e të cilit e portretizon aktorja kosovare Adriana Matoshi, do të mbajë premierën në Toronto.
Lajmin e ka bërë të ditur aktorja Adriana Matoshi, përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ku ka thënë:
”Sonte për herë të parë në historinë shqiptare, premierë botërore në Toronto do të jetë një film kosovar. Kosova ka një histori, ka artistë, një zemër dhe forcë për t’i thënë botës që ne dimë. Falënderoj të gjithë ata në këtë jetë që besojnë në mua, dhe falënderoj Antonetën që më besoi me këtë rol të fortë të Lumes. Unë kurrë nuk do të arrij vetëm, pa përkrahjen e artistëve, dhe sonte do të ndriçoj me veshjen e Drenusha Xharra … Familja ime e dashur dhe miqtë e mi janë motivimi im! Sonte do të mbaj duart tuaja, sepse e di që do jeni të gjithë me mua. Më uroni fat, ju dua shumë!”, ka shkruar Matoshi në profilin e saj në Facebook.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave












