Sport

Ky është futbollisti shqiptar që shkëlqeu në skuadrën bjelloruse

Elis Bakaj vazhdon të shkëlqejë në kampionatin bjellorus me fanellën e Shakhtjor Soligorsk.

Sulmuesi shqiptar në minutën e 65-të, ka kaluar skuadrën e tij në avantazh, në transfertën e Islok Minskut që përfundoi me rezultaitin 1-0.

Bakaj shënoi golin e tij të 9-të në kampionat, duke treguar se është në një formë shumë të mirë. Ai madje ka dhuruar dhe 7 asiste, përcjell albinfo.ch.