Lajme
Ky është identiteti i alpinistit nga Maqedonia që humbi jetën në Olimp
Alpinisti nga Maqedonia e Veriut që humbi jetën gjatë ditës së djeshme në malin Olimp në Greqi ishte Mefail Guri nga Shkupi, i lindur në vitin 1962.
Lajmin për vdekjen e Gurit është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme si dhe nga SHBE “Shkupi”.
“Ditën e djeshme një pjesë e anëtarëve të SHBE “Shkupi” udhëtuam në Greqi për t’u ngjitur në malin e Olimpit. Rreth orës 20:00 arritëm 50 metra në afërsi të shtëpisë malore “Refugge A” dhe për një moment anëtari dhe vëllai ynë, Mefail Guri, u ndal, u mbështet mbi shkopinj dhe ra pa vetëdije, duke u rrokullisur rreth 10 m. Pasi që ishte pa vetëdije, as nuk fliste, e as nuk dinte të mbahej, ne vrapuam duke i dhënë ndihmën e parë, në afat prej 2 minutash kanë arritur edhe persona zyrtarë nga shtëpia malore për dhënien e ndihmës së parë, të cilët dhanë maksimumin e tyre, provuan edhe me elektroshok ta kthejnë në jetë, por për fat të keq nuk arritën”, thonë nga Shoqata Bjeshkatare Ekologjike “Shkupi”.
Shkaku i vdekjes pritet të mësohet nesër pas kryerjes së autopsisë në Selanik, ndërsa sipas informatave fillestare, ka të ngjarë që alpinisti Guri të ketë pësuar sulm në zemër, përcjell albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale













