Futboll
Ky është vendi dhe stadium ku do të zhvillohet ndeshja Maqedoni-Kosovë
Është bërë e ditur se sfida gjysëmfinale e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, do të zhvillohet në Shkup dhe arenën kombëtare “Todor Proeski”.
Kryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini deklaroi sot për televisionin shtetëror të Maqedonisë se ndeshja Maqedoni-Kosovë do të zhvillohet në Shkup në arenën kombëtare “Todor Proeski”.
Edhe përkundër thashethemeve të shumta se ky duel, mund të zhvillohet në Strumicë, megjithatë, i njejti, sipas gjitha gjasave do të luhet në Shkup, aty ku pritet të krijohet një atmosferë e shkelqyeshme.
“Si federatë, punojmë për të mirën e futbollit dhe do të bëjmë gjithçka të mundshme që ky duel të kaloj në mënyrën më të mirë të mundshme, tha mes tjerash Sejdini.“
“Gjysëmfinalja Maqedoni e Veriut – Kosovë do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. Ne punojmë për tu kënaqur të gjitha, pasi mbi të gjitha, futbolli luhet për spektatorët, për ata që do të vijnë ta ndjekin atë ndeshje”, deklaroi Sejdini, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














