Kosova
Ky është vendimi i gjykatës serbe për mërgimtarin Nezir Mehmetaj
Mërgimtari, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Nezir Mehmetaj, nga fshati Rudicë e Klinës, të premten është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare Merdar dhe u arrestua
Është bërë e ditur se autoritetet e drejtësisë në Serbi kanë marrë vendim për shtetasin nga Kosova, Nezir Mehmetajn.
Thuhet se gjykata në Beograd ka caktuar masën prej 48 orësh për mërgimtarin nga Kosova. Sipas serbëve, ai akuzohet për krime lufte.
Ndryshe, i arrestuari, Neziri, ka afro 30 vjet që jeton në Zvicër. Ai kishte ardhur në Kosovë për shkak se nëna e tij ishte e sëmurë, shkruan indeksonline.
Kësisoj, ai kishte nisur për Beograd për t’ia bërë analizat. Mirëpo, kur po kthehej në Kosovë, ishte ndalur në kufi nga doganierët serbë, duke i thënë se gjendet në ‘Stop listë’, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit













