Lajme
Ky qytet i Zvicrës ka hequr dorë tërësisht nga gazi “i Putinit”
Qyteti Winterthur, i dyti për nga madhësia në Kantonin e Cyrihut, shmang përdorimin e gazit nga Rusia. Ai ka vendosur ta blejë gazin vetëm në perëndim
Shërbimet komunale që administrojnë gazin në Winterthur (ZH) nuk kanë përdorur gaz nga Rusia që nga 1 qershori për shkak të luftës në Ukrainë. Në vend të kësaj, gazi natyror blihet nga vendet e Evropës Perëndimore.
Të kujtojmë: Winterthuri, me rreth 117.000 banorët e tij është qyteti i dytë më i madh në Kantonin e Cyrihut, pas vetë Cyrihut, dhe i gjashti në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Ndërmarrja përkatëse e qytetit shkruan se duke hequr dorë nga gazi rus, po përmbushet një dëshirë e klientëve, njofton sda.ch. Gazi natyror tani blihet vetëm nga Norvegjia, Holanda apo Britania e Madhe.
Gazi deklarohet me anë të vërtetimit të origjinës, transmeton albinfo.ch. Kjo siguron që sasia e gazit të kërkuar në Winterthur nga burimet në Detin e Veriut të futet në të vërtetë në rrjetin ndërkombëtar të gazit.
Qyteti müë i madh i Zvicrës, Cyrihu, megjithëse pati premtuar se do të bënte përpjekje në këtë drejtim, nuk ka arritur të pavarësohet nga gazi i “Putinit”.
Qasja e Winterthurit megjithatë mbart një rrezik të caktuar, përcjell albinfo.ch. Sepse: Për shkak se në rrjetet evropiane të gazit ka ende një pjesë të gazit nga Rusia, nuk mund të garantohet që gazi natyror i mjaftueshëm do të jetë i disponueshëm në rast të një ndërprerjeje të furnizimit nga Rusia.
Sipas shifrave të Shoqatës së Industrisë Zvicerane të Gazit, 43 për qind e importeve të gazit në Zvicër, në vitin e kaluar ka ardhur nga Rusia. Furnizuesi i dytë më i madh ishte Norvegjia (22 për qind).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit












