Lajme
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit
Autoritetet në qytetin e Bazelit kanë nxjerrë një përfundim pozitiv të përkohshëm pas tre vitesh shitjesh të rregulluara të kanabisit në qytetin përgjatë Rajnit.
Falë projektit pilot Weed Care, thithja e tymit nga cigaret që përmbajnë duhan ka rënë ndjeshëm, tha të enjten departamenti kantonal i shëndetësisë. Rreziqet shëndetësore janë zvogëluar dhe konsumi nuk është rritur.
Futja vjeshtën e kaluar e produkteve të kanabisit të pa tymosura – përkatësisht avulluesve dhe vajrave – në skemën e shitjeve të kontrolluara ka qenë një sukses: ato tani përbëjnë gati një të pestën e konsumit, pa u rritur konsumi total, shtoi departamenti i shëndetësisë.
Rishikimi i vitit të kaluar konfirmon gjithashtu vëzhgimet e bëra një vit më parë në lidhje me shëndetin mendor të përdoruesve, raporton swissinfo. Simptomat e depresionit, ankthit dhe psikozës janë ulur, tranmsmeton albinfo.ch. E njëjta gjë vlen edhe për konsumin e alkoolit dhe substancave të tjera psikoaktive midis pjesëmarrësve në projektin pilot të Bazelit, i cili u lançua në janar 2023 dhe u zgjat deri në janar 2027.
Legalizimi një nevojë e vërtetë
Këto rezultate pozitive të përkohshëm nxjerrin në pah nevojën për të rregulluar shitjen dhe konsumin e kanabisit përmes legjislacionit, tha Regine Steinauer, drejtuese e shërbimeve të varësisë në Departamentin e Shëndetit të Qytetit të Bazelit.
Studimi Weed Care mbi shitjen e rregulluar të kanabisit në farmaci po kryhet nga Universiteti i Bazelit, Klinikat Psikiatrike Universitare të Bazelit, Shërbimet Psikiatrike të Aargaut dhe Departamenti i Shëndetësisë i Bazelit. Aktualisht përfshin 265 pjesëmarrës, krahasuar me 378 që morën pjesë në vitin 2023.
Një vlerësim përfundimtar do të kryhet në vitin 2027. Studime të tjera të këtij lloji janë duke u zhvilluar në disa qytete dhe kantone: Lozanë, Gjenevë, Cyrih, Bernë, Biel dhe Lucernë.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar? -
Pothuajse 96% e përfitimeve të vonuara të papunësisë janë paguar











