Lajme
Shteti që legalizoi drogat psikedelike për përdorim mjekësor
Enti për Mbikëqyrjen e Drogave në Australi njoftoi se së shpejti do të lejohet përdorimi i substancave psikedelike MDMA dhe psilocybin – të njohura më tepër si ecstasy dhe kërpudha magjike – për trajtimin e depresioneve dhe stresit post-traumatik.
Mjekëve psikiatër do t’u lejohet t’u japin pacientëve të tyre me recetë dy substancat psikedelike, duke filluar nga korriku 2023, njoftoi Enti i Prodhimeve Terapeutike, i cili ka gjetur “prova të mjaftueshme për përfitimet e mundshme të tyre ndër pacientë të caktuar”.
Të dyja drogat konsiderohen aktualisht si “substanca të ndaluara” dhe mund të përdoren vetëm në prova klinike të kontrolluara me rreptësi. Enti i Prodhimeve Terapeutike tha se ato janë “relativisht të sigurta” kur u jepen pacientëve në mjedis mjekësor dhe mundësojnë një “ndryshim të gjendjes së ndërgjegjes” që mund t’u ndihmojë pacientëve.
Vendim i shumëpritur
Mike Musker, studiues i shëndetit mendor dhe parandalimit të vetëvrasjeve në Universitetin e Australisë Jugore, e përshëndeti këtë vendim, duke e quajtur “të shumëpritur”.
“Ka shumë njerëz që përjetojnë PTSD (çrregullime stresi post-traumatik) dhe depresione, veçanërisht veteranët e ushtrisë dhe njerëzit që kanë punuar në shërbimet e urgjencës, ku ilaçet standarde psikiatrike nuk funksionojnë dhe nuk ofrojnë lehtësim”, tha ai. Musker tha se të dy ilaçet “zvogëlojnë frenimet” dhe mund t’u ndihmojnë njerëzve të përpunojnë imazhe dhe kujtime të vështira.
Tani për tani përdorimi i MDMA dhe i psilocybinës do të kufizohet në trajtimin e depresioneve dhe të stresit post-traumatik. Por përkrahësit e këtyre substancave shpresojnë që një ditë mund t’i përdorin edhe për të kuruar varësinë nga alkooli, çrregullimet obsesive-kompulsive dhe çrregullimet e të ngrënit.
Substancat psikodelike janë përdorur nga popujt indigjenë për mijëvjeçarë me radhë, por studiuesit perëndimorë filluan të merren seriozisht me shqyrtimin e përdorimeve të mundshme të tyre vetëm në mesin e shekullit të kaluar.
Kanadaja dhe SHBA-ja janë ndër vendet që kanë lejuar tashmë përdorimin mjekësor të MDMA dhe të psilocybinës./dw
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










