Lajme
Ky shtet, për një rast të vetëm infeksioni, shpall bllokim gjithëkombëtar
27-vjeçarja butaneze pas kthimit të saj nga Kuvajti, duke qëndruar nëkarantinën e detyrueshme, fillimisht kishte pasur rezultat negativ të testimit për virusin...
Ndodh edhe kjo. Mbretëria e Bhutanit në Himalaje ka vendosur një bllokim mbarëkombëtar pasi një grua e infektuar me koronavirus jashtë vendit, ka udhëtuar nëpër Mbretërinë e vogël, shkruan srf duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
27-vjeçarja butaneze pas kthimit të saj nga Kuvajti, duke qëndruar nëkarantinën e detyrueshme, fillimisht kishte pasur rezultat negativ të testimit për virusin, thonë autoritetet, transmeton albinfo.ch. Por, test tjetër i bërë më vonë kishte dalë pozitiv.
Gjatë kësaj kohe, gruaja raportohet se ka qenë në kontakt me më shumë se 210 njerëz.
Pasi që një turist nga Shtetet e Bashkuara ishte testuar pozitivisht për virusin në muajin mars, vendi kishte ndaluar tërësisht hyrjen e turistëve të huaj në Bhutan, transmeton albinfo.ch. Ndërsa vendësit e kthyer nga jashtë së pari duhet të karantinohen për tri javë.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, në Bhutan ka pasur gjithsej 128 raste të njohura të infektimit dhe asnjë vdekje të shkaktuar nga virusi. .
Sipas një deklarate të qeverisë, të gjitha shkollat, institucionet, zyrat dhe kompanitë tregtare duhet të qëndrojnë të mbyllura aktualisht, përcjell albinfo.ch. Bllokimi do të zgjasë ndërmjet pesë ditëve dhe tre javëve, njoftojnë mediat lokale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













