Kosova
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar
Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA
Bëhet fjalë për Labearta Hasanramaj nga Strellci i Epërm, Komuna e Deçanit, ku ka përfunduar me sukses specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan albinfo.ch.
Gjatë programit, ajo ka përvetësuar njohuri të avancuara në menaxhimin institucional, administratën publike, qeverisjen e mirë dhe politikat publike, fusha kyçe për zhvillimin e institucioneve moderne.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Labearta ka përfaqësuar Kosovën në universitete, organizata të shoqërisë civile dhe forume ndërkombëtare, duke prezantuar rolin dhe fuqinë e grave kosovare. Ajo ka diskutuar për pjesëmarrjen e grave në institucione, kontributin e tyre gjatë luftës, sfidat dhe qëndresën që kanë dëshmuar ndër vite.
Sipas saj, ky angazhim ka qenë një përgjegjësi personale dhe profesionale, për të promovuar realitetin dhe vlerat e grave kosovare në arenën ndërkombëtare. Labearta njoftoi se së shpejti do të kthehet në Kosovë për të vazhduar angazhimin profesional, duke theksuar se njohuritë e fituara duhet të shërbejnë për fuqizimin e zërit të gjeneratave të reja.
Arritja e saj konsiderohet një shembull përkushtimi dhe punë të vazhdueshme nga të rinjtë kosovarë, ndërsa familjarët, miqtë dhe bashkëvendësit i kanë uruar suksese të mëtejshme në karrierën dhe shërbimin ndaj vendit./Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla Shoqatat e vogla në disa kantone të Zvicrës përballen me një barrë të madhe administrative, pasi... -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli










