Kosova
Lajçak shpreson për rezultate pas takimeve në Prishtinë e Beograd
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka përmbledhur vizitën e javës së shkuar në Prishtinë dhe Beograd.
U shpreh se kishte shpresa që vizita e tij do të sjellë rezultate.
“Escobar dhe unë shpresuan për më tepër rezultat nga misioni ynë, por për fat të keq, përkundër disa rezultateve pozitive, tensionet ende mbesin të larta. Kështu që pas një ndalje të shkurtër në Stockholm në Takimin Vjetor të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, ku pata mundësinë të bisedojë me një numër të njerëzve nga Evropa e SHBA-ja, unë jam kthyer në Bruksel, ku do t’i raportojë BE-së dhe Shteteve Anëtare për gjetjet e mia dhe për hapat e ardhshëm. Ne do të vazhdojmë angazhimin për të mundësuar dhe përkrahur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar Lajçak në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Edhe një herë ka shprehur domosdoshmërinë për shtensionim të situatës në veri dhe për zgjedhje të hershme në komunat veriore të Kosovës, ku do të merrnin pjesë edhe serbët e Kosovës dhe kthim në dialogun për normalizim.
Për takimin në Beograd, Lajçak ka thënë se diskutimet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po ashtu nuk kanë qenë të lehta.
“Ne i shpjeguam atij se si duhet të kontribuojë për të dalë nga kjo krizë dhe adresuam situatën komplekse të serbëve në Kosovë. Në veçanërisht vëmë në pah se derisa të gjithë qytetarët kanë të drejtë për protestë paqësore, dhuna kurrë nuk është e pranueshme dhe nuk mund të shpëtojë pa u ndëshkuar”, ka shkruar Lajçak, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore Hajdutët vodhën makina luksoze dhe targa me vlerë mbi 1.7 milion CHF të shtunën në kantonet... -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës












