Kosova
Lajçak shkon në SHBA për të diskutuar për veriun e Kosovës
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar lidhur me situatën në veri të Kosovës.
“Do të shkoj në Uashington me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe për hapat e menjëhershëm”, shkroi Lajçak në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Tutje tha se gjatë javës ka njoftuar Brukselin për vizitën që ka zhvilluar në Kosovë dhe Serbi së bashku me të dërguarin e Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Për situatën në Kosovë u shpreh se ka biseduar edhe me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.
“Të dy jemi pajtuar se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për depërshkallëzimin e situatës”, tha Lajçak, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë











