Futboll

Lajm i mirë për kuqezinjtë, rikthehet Broja

24-vjeçari nuk ishte aktivizuar në pesë ndeshjet e kaluara

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, ka luajtur pas një kohe të gjatë.

Broja të shtunën u aktivizua në minutën e 88-të te Burnley që luajti pa gola me Bournemouthin në kuadër të xhiros së 30-të të Premierligës, transmeton albinfo.ch.

24-vjeçari nuk ishte aktivizuar në pesë ndeshjet e kaluara.

Kthimi i tij në fushë është lajm i mirë për Shqipërinë në prag të ndeshjes së 26 marsit me Poloninë, që i takon gjysmëfinales së “Play-off”-it për kualifikim në Botëror.