Lajme
Lajm i mirë për pensionistët: muajin tjetër pensionet me rritje
Baza e pensionit kontributpagues është 158 euro, kurse pensioni më i lartë në Kosovë do të jetë 240 euro. Kjo shumë është kategorizuar në bazë të përvojës së punës dhe arsimimit
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka konfirmuar vendimin e mëhershëm se nga muaji qershor do të fillojë ndarja e pensioneve me rritje për të gjithë pensionistët kontributdhënës. Mënyra e ndarjes së këtyre pensioneve është e paraparë me udhëzimin administrativ që ka dalë nga Ligji për skemat pensionale, thonë zyrtarë qeveritar.
Në bazë të këtij udhëzimi, të cilin Qeveria e Kosovës ka miratuar në fillim të këtij viti, baza e pensionit kontribut-pagues është 158 euro, kurse pensioni më i lartë në Kosovë do të jetë 240 euro. Kjo shumë është kategorizuar në bazë të përvojës së punës dhe kualifikimit arsimor të personit mbi 65 vjeç.
Ndarjen e pensioneve me rritje nga muaji i ardhshëm e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë
Musa Demiri është zëdhënës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. “Të gjithë pensionistët kontribut-pagues, që kanë aplikuar dhe kanë ofruar dëshmitë e kërkuara sipas legjislacionit që rregullon këtë çështje, nga muaji qershor 2016 do t’i marrin pensionet me rritje”, ka thënë Demiri.
Edhe Shaban Kajtazi, udhëheqës i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, në një prononcim për REL ka treguar se gjatë bisedave të zhvilluara më zyrtarë të Ministrisë se Punë është premtuar se gjatë këtij muaji pensionistët kontribut-pagues do të gëzojnë pensionet më rritje.
“Kategoria e parë e ka marrë pensionin nga 1 janari me lartësi 158 euro; kategoria e dytë me shkollë të mesme, shkollë të lartë dhe fakultet ende nuk i kanë realizuar pensionet e tyre, sipas udhëzimit administrativ. Dhe ne (Lidhja e Pensionistëve të Kosovës) më 25 prill jemi marrë vesh që mundësisht diferenca e pagesave të bëhet në prag të një majit. Por, ato u shtynë, ndërkaq tani presim dhe besojmë që gjatë këtij muaji do të realizohet ai premtim për pagesën e pensioneve sipas kategorizimit”, ka thënë Kajtazi.
Për të marrë pensionin me rritje, personat mbi 65 vjeç, që nga 1 janari i këtij viti, është dashur të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm, ku përfshihet përvoja e punës dhe kualifikimi arsimor.
Sipas Shaban Kajtazit, nga 41 mijë, sa llogariten të jenë pensionistë kontribut-dhënës, deri më tani dokumentet i kanë dorëzuar rreth 16 mijë pensionistë. Megjithatë, ai tregon se procesi i aplikimit do të vazhdojë dhe të gjithë pensionistët shumën financiare që u takon do ta marrin në mënyrë retroaktive.
Ndrysh, çështja e kategorizimit është kërkuar me vite nga pensionistët, pasi këta të fundit, pavarësisht përvojës dhe kualifikimit kanë marrë pension 75 euro, vlerë kjo që marrin edhe personat të cilët kanë mbi 65 vjeç, por nuk kanë punuar asnjëherë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












