Lajme
Lajm sensacional nga Meksiko City: Kosova pranohet në FIFA
Pro anëtarësimit të Kosovë kanë votuar 141 shtete. Me këtë rast Federata e Futbollit e Kosovës u bë anëtari i 210-të i FIFA-s. Kundër Kosovës ishin vetëm 23 shtete
Pas Budapestit, vjen një lajm i mirë për Kosovën nga Meksiko City. Kongresi i 66-të i FIFA-s ka pranuar Kosovën në shtëpinë botërore të futbollit me të drejt të plota, duke përmbushur ëndrrën e kamotshme të kosovarëve për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.
Pro anëtarësimit të Kosovë kanë votuar 141 shtete. Me këtë rast Federata e Futbollit e Kosovës u bë anëtari i 210-të i FIFA-s, pasi siguroi 86 për qind të votave, ndërsa pati 23 vota kundër.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, gjatë fjalimit në kongresin e FIFA-s, ka kërkuar që Kosova të pranohet me të drejta të plota në FIFA. “Dua të falënderoj këshillin e FIFA-s, që ka rekomanduar Kongresin për të marr vendim që të pranoj FFK, në FIFA, dhe që ajo të marr në kualifikime të kampionatit botëror”, tha Vokrri.
Federata kosvare e Futbollit, sipas Vokrrit është themeluar në 1946, dhe si e tillë ajo ka organizuar kampionate të rregullta.
Kundër Kosovës, si rëndomtë ishte Federata serbe, e cila kundërshtoi pranimin e Kosovës. Madje përfaqësuesi serb rekomando që FIFA mos ta bëj gabimin që bëri UEFA, por kërkesa e saj ishte e kotë. Kosovës i janë dashur 103 vota e jo 105 sa ishte menduar më herët, por edhe kjo shifër u kalua dukshëm nga Kongresi i FIFA-s.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës Shtëpi në Lucernë përfshihet nga flakët, evakuohen tre persona... -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud












