Bota
Lajmi i madh nga Gjermania: Lehtësime për punëtorët e huaj
Gjermania është duke përjetuar një ‘boom’ ekonomik, duke qenë se papunësia ka rënë në më pak se 5 %, duke thyer rekord që nga bashkimi i Gjermanive
Gjermania pritet të lehtësojë rregullat e emigracionit për të tërhequr punëkërkuesit e huaj dhe për të rimbushur fuqinë punëtorë, pavarësisht se ka pasur shumë kundërshtime.
Ligji i parë gjerman i imigracionit, që do të dakordohet nga kabineti i kancelares Angela Merkel të mërkurën, pritet me interesim të madh nga industritë, shkruan “Th Local”.
Por, ky ligj që do të vihet në Parlament, rrezikon të hapë debate të ndryshme, por edhe polemika, pasi në Gjermani që nga viti 2015, kanë ardhur miliona emigrantë, kryesisht myslimanë, përcjell albinfo.ch.
Konfederata e Sindikatave Gjermane ka paralajmëruar se lehtësimi për punëtorët e huaj, mund të çojë në uljen e pagave, apo edhe shfrytëzimin e punëtorëve të huaj.
Sipas rregullave të reja, punëkërkuesit që vijnë nga vendet jashtë BE-së, do të mund të vinin në Gjermani për të punuar për gjashtë muaj dhe që të mbështesin veten financiarisht.
Kjo do të vlente për ata që gatuajnë, punëtorët e metalurgjisë ose teknikët e TI-së, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu kjo do të përfshinte edhe emigrantët që janë në Gjermani dhe që presin vendimet për aplikim për azil për të qëndruar, nëse janë të punësuar me paga dhe mund të tregojnë se janë integruar në strukturën e shoqërisë gjermane.
Gjermania është duke përjetuar një ‘boom’ ekonomik, duke qenë se papunësia ka rënë në më pak se 5 %, duke thyer rekord që nga bashkimi i Gjermanive. Raportohet se mbi 800 mijë vende pune janë të lira.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit












