Autotech
Lamborghini për katër vjet shiti 16 mijë Urus
Në Lamborghini kanë arsye të fortë që të shënojnë dhe të festojnë ditëlindjen e katërt të modelit Urus, pasi që ky SUV me performancë të lartë tashmë ka gjetur rrugën deri te 16 mijë blerës.
Lamborghini prodhimin serik të Urus e kishte prezantuar më 4 dhjetor të vitit 2017, e me shënimin e ditëlindjes së katërt të Urus, në kompaninë italiane të njëjtën kohë po shtrëngojnë duart, pasi që “super SUV-in” e tyre e kanë blerë 16 mijë persona në mbarë botën.
Duke marrë parasysh faktin që Lamborghini gjatë periudhës katërvjeçare kurrë më parë nuk kishte shpërndarë numër kaq të madhe të veturave, është interesant që 85 për qind e blerësve të Urus për herë të parë kanë blerë një veturë nga Lamborghini.
E për të qenë të gatshëm për dërgesat, në Urus kanë dyfishuar kapacitetet prodhuese në fabrikën në Sant’Agata, duke punësuar 700 punonjës të tjerë. Megjithatë, kjo u është shpaguar, pasi që Urus ka thyer rekordet e shitjeve.
Edhe pse zyrtarisht nuk është konfirmuar, Urus do të duhej nga viti i ardhshëm të jetë i disponueshëm në versionin hibrid “plug-in” që do të prodhojë 820 kuaj-fuqi.
Ndërkaq, aktualisht këtë veturë e vë në lëvizje motori 4.0 litra biturbo V8 që prodhon 650 kuaj-fuqi, mjaftueshëm që të arrijë shpejtësinë maksimale prej 305 kilometra në orë.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran Ndjenja e konsumatorëve në Zvicër u përkeqësua ndjeshëm në mars, duke rënë në nivelin më të... -
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër












