Kosova
Lansohet pasaporta mësimore në Kosovë
Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kjo pasaportë do t'i nevojitet Kosovës në shekullin 21.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për medie bashkë me shefin e Zyrës së UNICEF, Murat Sahin dhe zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj, në të cilën lansuan pasaportën mësimore, e cila do të hyjë në funksion në sistemin arsimor në vend.
Kurti deklaroi se kjo pasaportë mësimore do t’i nevojitet arsimit në shekullin 21. Ai ka sqaruar se Kosova është në mesin e tri vendeve të përzgjedhura për testim.
“UNICEF po bën punë të mirë për fëmijët tanë. Ka tri programe për të përfshirë në kurrikulen e arsimit. Programe që mëson nxënësit për ndërmarrësi, politik në vend dhe programi qëndihmon fëmijët të bëjnë mendim kritik. Këto tri programe të rëndësishme dhe të nevojshme për arsimin tonë do të funksionalizohen. Përfitimet do të jenë të shumta”.
“Lansimi është rezultat i punës se UNICEF-it. Kosova është zgjedhur një ndër tri vendet e botës që të testojë pasaportën mësimore. Do të jenë pjesë e pasaportës mësimore për të rinjtë. Në Kosovë kjo iniciativë do të arrijë 5 300 adoleshente dhe të rinj për të pasur qasje të mësimit digjital dhe nevojat për shekullin 21”, u shpreh Kurti.
Shefi i Zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin, deklaroi se kjo platformë online është bërë si zgjidhje pas përhapjes se pandemisë, raporton EO.
Sahin njoftoj se të enjten po ashtu UNICEF do të sjellë edhe 2 tonë pajisje për punëtorët shëndetësorë.
“Kjo platformë do të ndihmojë nxënësit në mësim për edukim të mirë. Do të vazhdojnë edukim online që të jenë qytetarë aktivë dhe të jenë rol për të tjerët. Mbyllja e shkollave deri në izolim frika e ankthi ndikojnë në gjithë fëmijët, andaj duhet të gjejmë një mënyrë për zgjedhje të mirë për fëmijët”.
“2 tonë do të vijnë në Kosovë të enjten dhe kjo do t’u ndihmojë punëtorëve shëndetësorë në vijë të frontit”, tha ai.
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj, tha se kjo platformë do të pasurojë arsimin në vend.
“Pasaporta e mësimit është punë e UNICEF-it. U bën më shumë se 3 javë nga fillimi i mësimit online. Ishte pandemia Covid-19 na ka hapur sytë qe mësimi në vend duhet të jetë në hap me kohën. Duhet t’i ofrojmë diçka tjetër, në formë tjetër. Kjo platformë do të pasurojë arsimin në vend”.
“Këtë pasaportë do ta lokalizojmë në mënyrën më të mirë në forma inovative të të nxënit. Demokratizim të çështjes, jo vetëm sipas një orarit të shkollës. Standardizimi i cilësisë, roli i komunitetit dhe aftësimi në zonë më rurale. Kjo do të jetë përfituese edhe për nxënësit dhe mësimdhënësit në diasporë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












