Shqipëria
Lara Colturi, e dyta në Kupën e Botës në Ski
Përfaqësuesja e Shqipërisë, skiatorja italiane Lara Colturi është renditur në vendin e dytë në Kupën e Botës në Ski. 18-vjeçarja është renditur e dyta në garën e Sllovenisë, duke shenjuar një tjetër moment historik për vendin tonë, sa i takon sportit të skive.
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale foto nga momenti i triumfit të skiatores shqiptare.
“Yll bote! Lara Colturi, skiatorja më e re e finaleve botërore, që ka zgjedhur nënshtetësinë shqiptare dhe garon për Shqipërinë, e nis vitin 2025 në podiumin e fitimtarëve duke u renditur e dyta në një nga finalet më sfiduese të Kupës së Botës”, shkruan Rama.
Gjatë vitit 2024, Lara arriti plot 10 herë të jetë në Top 15 dhe nga këto, 4 herë midis 10 më të mirave.
Pikët e grumbulluara nga sportistja 18-vjeçare i japin mundësinë të jetë mes 15 më të mirave të botës. Kështu ajo përmbylli një vit të jashtëzakonshëm, ndërsa e ka nisur 2025-ën me një tjetër super rezultat.
Për suksesin e jashtëzakonshëm të skiatores italiane në Kupën e Botës në Ski, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu e cilëson këtë rezultat një super arritje për të nisur mbarë 2025-ën.
Edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për rezultatin e Lara Colturit në Kupën e Botës në Ski.
“Lara Colturi, skiatorja e talentuar që garon për Shqipërinë, e nis mbarë vitin 2025, duke u renditur e dyta në Kupën e Botës në Ski. Super rezultat”, shkruan Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale.
Sportistja e ekipit të Tiranës, Lara Colturi, që përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare, ka treguar edhe një herë potencialin e saj të jashtëzakonshëm në një prej eventeve më prestigjioze të sportit dimëror, duke ngritur lart emrin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vijon numërimi i votave të diasporës; pritet mbërritja e votave nga SHBA, Kanadaja dhe Australia Po numrohen votat nga diaspora, ende në pritje të atyre nga SHBA, Kanada dhe Australia... -
Kanada: Flutura emërohet Drejtore e Programeve në Artistè Foundation -
Dy të rinj shqiptarë nënshkruajnë marrëveshje me gjigantin amerikan Ripple -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Erëza Suka pranë gjysmëfinales së “The Voice of Germany”
Jeta në Zvicër
-
Si e ndajnë 23 franga kantonin e Freiburgut Më 30 nëntor, popullsia e Freiburgut voton për një pagë minimale. Të majtët duan të bëjnë... -
Analiza e smzh: Marrëveshja tregtare me SHBA-të – forcim për eksportet, sfida për frangun -
Dy automjete dhe një zyrë përfshihen nga flakët në Bazel, dyshohet zjarrvënie -
Ekonomia zvicerane mund të marrë frymë më lirishëm pas marrëveshjes me SHBA-n -
Familja e Steve Jobsit vinte nga Zvicra










