Lajme
Lara Gut-Behrami lëndohet rëndë në SHBA, rrezikohet vazhdimi i karrierës
Skitarja zvicerane pëson lëndim serioz gjatë stërvitjes në SHBA dhe kthehet urgjentisht në Zvicër.
Skitarja e njohur zvicerane, Lara Gut-Behrami, aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po përgatitej për garat e shpejtësisë në sezonin e fundit të Kupës së Botës. Por stërvitja e fundit është kthyer në dramë për 34-vjeçaren, e cila dyshohet se ka pësuar një lëndim serioz në gju, përcjell albinfo.ch.
Incidenti ndodhi gjatë përgatitjeve për garën e Super-G. Për shkak të kushteve të dobëta të shikueshmërisë në pistë, dora e saj u përplas me një prej portave, duke e bërë që të humbiste ekuilibrin dhe të rrëzohej në mënyrë të rëndë. Si pasojë, Gut-Behrami pritet të kthehet menjëherë në Zvicër për ekzaminime të detajuara.
Nëse lëndimi konfirmohet si dëmtim i gjurit, ekspertët paralajmërojnë se karriera e skitares mund të rrezikohet seriozisht, madje edhe të përfundojë më herët se parashikuar.
Lara Gut-Behrami, bashkëshortja e ish-futbollistit Valon Behrami, është një prej emrave më të suksesshëm në historinë e skijimit zviceran. Ajo është dy herë fituese e Kupës së Botës, mban medalje të arta olimpike dhe nga Kampionati Botëror, si dhe numëron 48 fitore në garat e Kupës së Botës.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe













