Bota
1 milion banorë largohen çdo vit, vendi mbetet pa punëtorë
Përveç Rusisë dhe Polonisë, ukrainasit po lëvizin në Sllovaki, Republikën Çeke, Hungari, Letoni, Lituani, Estoni dhe Spanjë
Rreth një milion ukrainas po largohen nga vendi çdo vit, sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës Pavel Klimkin, duke paralajmëruar se vendi do të përballet me mungesa të fuqisë punëtore në vitet në vijim.
“Ne jemi me të vërtetë në një situatë katastrofale me një milion ukrainas që lënë vendin çdo vit”, tha ministri gjatë një intervistë, shkruan RT.
Vetëm Polonia ka marrë rreth 1.4 milionë ukrainas kohët e fundit dhe se gati 30 për qind e popullsisë së qytetit polak perëndimor të Wroclaw tani flet ukrainisht, shkruan ‘Scan’.
Sipas ministrisë së jashtme të Ukrainës, rreth 3 milionë emigrantë ukrainas aktualisht jetojnë në Rusi dhe deri në dy milionë në Poloni, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se emigracioni i punës është kërcënimi i dytë më i madh për sigurinë kombëtare të vendit. Sipas një sondazhi të kryer nga Research & Branding Group qershorin e kaluar, 33 për qind e ukrainasve ishin gati të largoheshin nga vendi për të gjetur punë, dhe madje ishin gati të shkonin në një vend tjetër për qëndrim të përhershëm.
Migracioni i punës nga Ukraina ka qenë në rritje gjatë pesë viteve të fundit. Përveç Rusisë dhe Polonisë, ukrainasit po lëvizin në Sllovaki, Republikën Çeke, Hungari, Letoni, Lituani, Estoni dhe Spanjë.
Kievi u bëri thirrje ukrainasve të largohen nga vendi, duke u përpjekur t’i bindin ata të zgjedhin vendet europiane me shumë sesa Rusinë. Ministri ukrainas i infrastrukturës Volodimir Omelyan tha se Kievi mund të shkëpusë të gjitha lidhjet e mbetura të transportit publik me Rusinë, që përfshin trenat e udhëtarëve dhe autobusët, për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.
Popullsia e Ukrainës ka shënuar një rënie dramatike që kur vendi shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik më 1991.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












