Lajme
Lavdrim Muhaxhiri dhe shokët tij, nuk janë në Kosovë
Sipas Policisë, lajmi i dhënë në mediet vendore dhe ndërkombëtare se terroristi Muhaxheri dhe 400 pjesëtarë të ISIS-it janë kthyer dhe po qëndrojnë në Kosovë, nuk është i vërtetë
Policia e Kosovës i ka garantuar qytetarët e vendit se terroristi Lavdrim Muhaxheri dhe shokët e tij nga organizata ISIS, nuk gjendet në territorin e Kosovës. Sipas Policisë, lajmi i dhënë në mediet vendore dhe ato ndërkombëtare se Muhaxheri dhe 400 pjesëtarë të ISIS-it janë kthyer dhe po qëndrojnë në Kosovë, nuk është i vërtetë.
“Referuar disa shkrimeve ditëve të fundit nga mediat e ndryshme qofshin ato vendore apo ndërkombëtare, veçanërisht spekulimeve nga disa media nga Serbia lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit për terrorizëm Lavdrim Muhaxheri dhe deklarimeve të tyre se i njëjti ( Lavdrim Muhaxheri) me rreth 400 luftëtarë pjesë e organizatës terroriste ISIS është kthyer në Kosovë dhe lëvizë lirshëm, janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe tendencioze për të krijuar ndjenjë të pasigurisë në opinionin publik”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Kjo e fundit edhe njëherë shfrytëzon rastin të sqaroj opinionin në mënyrë objektive duke u mbështetur në informacionet e verifikuara operative njofton se “informacionet e tilla të publikuara janë të pavërteta dhe sqaron se i dyshuari për aktivitete terroriste Lavdrim Muhaxheri nuk gjendet në territorin e Republikës së Kosovës”.
Sipas të gjitha informacioneve që posedon Policia e Kosovës në bashkëpunim edhe me agjencitë e sigurisë dhe inteligjencës, si dhe informacionet nga partnerët ndërkombëtar Lavdrim Muhaxheri vazhdon të jetë ende në territorin e zonës së konfliktit Siri apo Irak.
“Duke vlerësuar ndjeshmërinë dhe rrezikshmërinë nga ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, Policia e Kosovës tani e disa vite është aktivisht e angazhuar me masat e saj operativo-hetimore për të trajtuar me kohë çdo dyshim të ngritur nga ky fenomen në nivel vendi, rajonal dhe global”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, sipas Policisë, Kosova është pjesë e koalicionit ndërkombëtar për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe do të vazhdoj të jetë pjesë aktive e këtij koalicion.
“Policia e Kosovës duke çmuar shumë lart kontributin e mediave vendore dhe ndërkombëtare, ofron çdoherë gatishmërinë për të bashkëpunuar në dhënien e informacioneve të verifikuara në kohë reale për interes të publikut për të gjitha çështjet me rëndësi, e veçanërisht ato që ndërlidhen me terrorizmin”, thuhet në fund të komunikatës së Policisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












