Kosova
Lavrov: Situata në Kosovë është shqetësuese
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se situata në Ballkan, veçanërisht në Kosovë “është shqetësuese” si dhe ka dënuar rolin “destabilizues” të BE-së dhe NATO, njofton agjensia BETA.
“Ne shohim sesi BE-ja dhe NATO-ja po rrisin përpjekjet që ta “gëlltisin” rajonin duke i vënë vendet para dilemës së rrejshme: ose me Moskën ose me Uashingtonin dhe Brukselin” ka thënë Lavrov.
Ai theksoi se vendi kryesor për destabilizim mbetet Kosova, pikërisht për shkak të përpjekjeve të autoriteteve të Prishtinës për të formuar ushtrinë, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërkaq plani nuk po gjen mbështetje te vendet tjera anëtare të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, iu bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë, të mos vazhdojnë me këtë plan, pasi mund të përballen me pasoja.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













