Sport
Lazio bindet për Rashicën, shfrytëzon Taren
21-vjeçari, që ka pasur edhe dy paraqitje për Shqipërinë, shkëlqeu në krahun e djathtë të enjten duke asistuar dy herë në humbjen 3 me 2
Lazio është impresionuar aq shumë nga anësori kosovar i Vitesses, Milot Rashica, në përballjen e së enjtes në Ligën e Evropës, sa që është duke e bërë gati një ofertë për të transferuar futbollistin në janar.
21-vjeçari, që ka pasur edhe dy paraqitje për Shqipërinë, shkëlqeu në krahun e djathtë të enjten duke asistuar dy herë në humbjen 3 me 2. Mediat italiane shkruajnë se problemet e shumta që i shkaktoi mbrojtjes së klubit e bindi kryesinë që të kthejë sërish vëmendjen kah kosovari.
Siç shkruan gazeta “Il Messaggero”, Rashica ka bindur kryesinë e Lazios dhe një ofertë për ta transferuar në Itali pritet gjatë afatit kalimtar të janarit. Lazio do të përballet me Napolin, ndërsa pritet të paguajë 10 milionë euro.
Lazio megjithatë shpreson të shfrytëzojë drejtorin sportiv Igli Tare për të siguruar personalisht një marrëveshje me lojtarin. “Football-Italia” shton se Tare dhe klubi italian ishin në negociata me Rashicën edhe në vitin 2015 kur ishte pjesë e Kosovës së Vushtrrisë.
Sezonin e shkuar, Rashica shënoi katër gola dhe asistoi 14 herë në 39 ndeshje për Vitessen.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri












