Lajme
Lazio e shet Berishën për 9 milionë euro
“Biancocelesti” janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori kosovar, nëse arrin ndonjë ofertë e kënaqshme.
Nuk po e ndihmon skuadrën, është një objekt i çuditshëm në pritje të largimit.
Kështu e nis shkrimin për Valon Berishën portali italian “cittaceleste.it”, i afërt me Lazion.
Mesfushori kosovar nuk i ka treguar vlerat e tij tek “Biancocelesti”, ku ishte transferuar nga Salzburgu në verën e vitit 2018.
Fillimisht e tunduan lëndimet, ndërsa më pas nuk mundi kurrë ta tregonte veten në kryeqytetin italian, duke përfunduar shpesh në bankinë.
Drejtori sportiv, Igli Tare, po punon që t’ia gjejë një ekip të ri përfaqësuesit kosovar.
Edhe vetë futbollisti është i interesuar të sistemohet diku tjetër, nëse nuk ka vazhdimësi të lojës tek Lazio.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, klubi italian po i kërkon 9 milionë euro për Berishën, i cili ishte transferuar në Lazio një vit e gjysmë më parë.
Për Berishën interesim për janar kanë shfaqur dy skuadra, një në Itali dhe një jashtë saj.
Kohë më parë spekulohej se futbollisti i lindur dhe rritur në Norvegji mund të rikthehet në Austri tek Salzburgu, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike













