Sport

Lazio ia vazhdon kontratën Strakoshës

Gardiani shqiptar, që me paraqitjet e fundit ka rënë në sytë e gjigantëve evropianë, ka nënshkruar kontratë që e mban te klubi romak deri më 2022

Lazio zyrtarisht ka njoftuar se e ka “blinduar” portierin shqiptar Thomas Strakosha me kontratë të re.

Gardiani shqiptar, që me paraqitjet e fundit ka rënë në sytë e gjigantëve evropianë, ka nënshkruar kontratë që e mban te klubi romak deri më 2022, shkruan albinfo.ch.

22-vjeçari ka qenë pjesë e akademisë së Lazios që nga viti 2012.