Kosova
LDK mbështet fuqishëm padinë kundër Serbisë për gjenocid
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se LDK mbështet fuqishëm padinë për gjenocid ndaj Serbisë
Para pak ditësh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid.
E në këtë proces ka përkrahjen edhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Anëtari i kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se LDK mbështet fuqishëm padinë për gjenocid ndaj Serbisë, pasi vlerëson se gjatë luftës së fundit pushteti i Serbisë ka tentuar të shfarosë popullsinë civile.
LDK kërkon angazhim të gjithë spektrit politik, të shoqërisë civile, si dhe involvimin e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë, në mënyrë që të sigurohen fakte të bollshme për padinë ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Padinë për gjenocid ndaj Serbisë LDK e mbështet fuqishëm. Në vlerësimin tonë krimet që janë kryer nga pushteti i Serbisë ndaj popullatës civile shqiptare përbëjnë elementin e shfarosjes që nënkupton që përbëjnë elemente të gjenocidit. Mirëpo, ne vlerësojmë në këtë proces të gjitha institucionet e vendit dhe jo vetëm, por edhe shoqëria civile dhe ekspertët më të mirë vendorë dhe ndërkombëtarë duhet që të punojnë së bashku në mënyrë që momenti që të fillon ky proces i ngritjes së padisë të sigurohemi që kemi fakte dhe dëshmi të mjaftueshme për të prezantuar para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që në vendin tonë është kryer gjenocid nga pushteti i Serbisë”, tha ai.
LDK mendon se inicimi i kësaj padie nuk e dëmton procesin e dialogut me Serbinë, pasi vlerëson se kjo fushë i takon drejtësisë.
“Ne mendojmë që është mirë që është ngritur kjo çështje dhe mendojmë që kjo nuk është çështje politike dhe nuk e dëmton procesi ne dialogut me Serbinë. Kjo është çështje e drejtësisë dhe si e tillë duhet të trajtohet. Është shumë me rëndësi që në fund të këtij procesi që mendojmë se është i gjatë të vërtetohet dhe të dëshmohet se ndaj popullatës civile shqiptare dhe komuniteteve tjera është kryer gjenocid nga pushteti i Serbisë”, tha ai.
Manaj këto komente i bëri në një konferencë për media, ku shpalosi të gjeturat e Departamentit për rend, ligj dhe siguri, lidhur me programin qeverisës të partisë në pushtet.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën