Kosova
LDK mbledh Këshillin e Përgjithshëm për të zgjedhur kryesinë e re
Në komunikatë thuhet se do të diskutohen rezultatet e kësaj partie në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale si dhe do të zgjidhet Kryesia e re e LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
Në komunikatë thuhet se do të diskutohen rezultatet e kësaj partie në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale si dhe do të zgjidhet Kryesia e re e LDK-së.
“Nesër (e premte), më 23 gusht 2019, në orën 17:30, në Selinë e LDK-së mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së”, thuhet në komunikatë.
Deputetët e LDK-së në seancën e sotme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
SWISS anulon disa fluturime Swiss International Airlines (SWISS) ka anuluar disa fluturime si masë paraprake për shkak të stuhisë së... -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane -
17-vjeçari ngjitet në vagonin e mallrave dhe vdes nga goditja elektrike -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare -
Italia kundërshton lirimin e pronarit të barit në Crans-Montana











