Zhvillim
Filigrani i Ballkanit mësohet në Zvicër
Një javë i është përkushtuar mësimit të teknikës së punës me filigran në punishten e zonjës Burnand. Albinfo.ch shfrytëzoi rastin për ta njohur dhe për të mësuar më shumë në lidhje me këtë aftësi profesionale ballkanike të veçantë.
Kurrë arrijmë në punishten e zonjës Burnand në Neyruz (FR) ustai Adnan Ramadani e ka ndezur pishtarin me të cilin përdredh fijet e argjendit. Praktikantët janë grupuar rreth tij dhe shikojnë me interes të gjitha veprimet e tij me qëllim që të mësojnë artin e lashtë të krijimit të stolive me teknikën e filigranit.
Ustai i ardhur nga Shkupi komunikon në italisht me praktikantët, por termat specifike jepen në gjuhën shqipe. Në të vërtetë, kjo traditë është ende e pranishme në Ballkan, në zonat shqiptare gjejmë artizanët e fundit, veçanërisht në qytetet e Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Shkodrës, Krujës dhe gjithashtu në Shkup ku Z. Ramadani ka hapur shkollën e tij “Spark filigree” në vitin 2012. E njëjta metodë ekziston edhe në Split, Kroaci.
Anne Loup Burnand e ftoi zotin Ramadani për të ardhur në Zvicër që ta transmetoj diturinë e tij praktikantëve të saj. Ajo është pasionuar pas kësaj teknike pas zbulimin të një unaze të bërë në Venedik. Në atë kohë, kjo teknikë ishte e panjohur për të, sepse në Zvicër ajo nuk mësohet në shkollat ku mësohet si të kryhen stolitë. Atëherë artizanalja që punonte me argjendin, fillon te mësoj bazat e teknikës së filigranit nëpërmjet internetit. Meqë teknikat e sofistikuara nuk gjendeshin ne internet, ajo vendosi që të kontaktoj Z. Ramadani për të ndjekur mësimin në shkollën e tij, “Spark filigree” në Shkup, ku janë formuar më shumë se tetëdhjetë artizanë. Kjo është mënyra e vetme për të mësuar këtë art, sepse ajo transmetohet vetëm brenda familjeve. Dy ustallarët e Splitit (Kroaci), të cilëve ajo u kërkoj që ti mësonin teknikën e filigranit, nuk pranuan megjithëse pasardhësit e tyre nuk janë të interesuar që ta mësojnë këtë zanat.
Stolitë me filigran gjenden edhe në Portugali, në Turqi edhe në Greqi, por filigrani i Ballkanit ka një specifikë që specialisti e dallon menjëherë. Z. Ramadani, që e punon prej 25 vjetësh, shpjegon se duke vërejtur formën, simetrinë dhe imtësinë e elementeve, ne mund të dimë origjinën e tij. Zonja Burnand shpjegon se në Ballkan përdoret një fill argjendi më i hollë, ai është vetëm 0.25 mm.
Zonja Burnand dhe praktikantët e saj mendojnë se metoda e filigranit është duke rilindur, sepse kjo teknikë siguron se stolia është punuar me dorë nga kompleksiteti i saj, dhe ka një vlerë të madhe për njerëzit që janë në kërkim të një objekti origjinal dhe unik.
Për më shumë informacione:
Internet : www.cephee-creations.com
Facebook : « Spark Filigree »
Le livre d’Anne Loup Burnand, « Je crée mes bijoux avec la technique du Filigrane de Russie »
E-Diaspora
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Sonte fillon festivali “Tri Net Film Fest”, në Freienstein -
Shoqata “Parandalo” kërkon mbrojtje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore


















