CH-Ballkani
Lebet shpreh përkrahjen e fuqishme të Zvicrës për Kosovën
Është diskutuar edhe themelimi i projekteve të përbashkëta, te cilat do t`i kontribuonin zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies se qytetarëve
Zëvendeskryeministri i parë dhe Ministri i punëve te Jashtme Behgjet Pacolli ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilia Strasevski dhe më pas edhe ambasadorin e Zvicrës në Kosovës, .Jean-Hubert Lebet.
Pacolli ka kërkuar që të intensifikohet bashkëpunimi, e sidomos ai i karakterit ekonomik përmes sigurimit të lëvizjes se lirë të mallrave. Po ashtu është diskutuar edhe themelimi i projekteve të përbashkëta, te cilat do t`i kontribuonin zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies se qytetarëve.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovës, Jean-Hubert Lebet ka shprehur përkrahjen e fuqishme të Zvicrës për Kosovën , duke garantuar kështu mbështetjen shtetësisë së saj në instanca të ndryshme ndërkombëtare.
Pacolli ka shfaqur mirënjohjen e Kosovës ndaj Zvicrës për gatishmërinë e këtij shteti për të bashkëpunuar në fusha të ndryshëm.
Në vazhdim të këtyre takimeve, bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për mundësitë e tjera te thellimit te bashkëpunimit si dhe janë dakorduar edhe për organizimin e takimeve ne mes te dinjitarëve te lartë shtetëror.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin Ata mezi kanë asnjë shans për azil dhe shpesh shfaqen në statistikat e krimit: Të rinjtë... -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet











