Lajme
Legjenda e këngës spanjolle mban koncert në Tiranë
Bashkia e Tiranës njofton ardhjen në kryeqytet të Luz Casal, legjenda e këngës spanjolle.
“Muzikë ndryshe, atmosferë ndryshe! Luz Casal, legjenda e këngës spanjolle, do të ndriçojë mbrëmjen tuaj me zërin e saj mahnitës më 14 shtator te Amfiteatri, ora 20:00. Merr miqtë dhe eja argëtohu nën ritmin e muzikës spanjolle!”, njofton Bashkia e Tiranës.
Bashkia e Tiranës gjithnjë e më shumë është e impenjuar në afrimin e muzikantëve, grupeve muzikore dhe këngëtarëve të njohur nga vendi dhe bota.
Casal është një këngëtare spanjolle e viteve 80′ e rrymës Pop-Rock. Këngët e saj më të njohura janë “Loca”, “Rufino”, “Un nuevo día brillará”…etj. Ajo për shkak të një tumori në gji në vitin 2010 u detyrua të tërhiqej nga një turne, por ajo u rikthye më tej më e fortë se kurrë dhe është një shembull i luftës ndaj tumorit, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse













